75 Mall Live Search
15:17 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / B O

Gjermania e vetme prodhon patate sa gjysma e Evropës

Në 2020, në total në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian janë vjel 55.3 milionë tonë patate.

Gjermania ishte prodhuesja kryesore me 21.2% të totalit, e ndjekur nga Polonia me 16.4%. Më pas vijnë Franca (15.7%), Holanda (12.7) dhe Belgjika (7.2%).

Vetëm këto 5 vende bashkë përbëjnë afërsisht 75% të prodhimit total të patates në BE.

Përveç eksportimit dhe tregtisë për ushqim dhe farë, BE e përpunon pataten në katër lloje produkti; patate e ngrirë, patate e përpunuar, patate e thatë (patatina) dhe si niseshte.

Vlera totale e patateve të prodhuara gjatë vitit 2019 arriti në 9.1 miliardë euro ose sa 1.6% e prodhimit të të gjithë industrisë së ushqimit në BE.