Korriku ishte muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave, thonë ekspertët

Korriku ishte muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave thonë shkencëtarët amerikane. Të dhënat nga kombinimi i temperaturës në tokë dhe sipërfaqen e oqeaneve tregon një temperaturë 0.01C më shumë se sa rekordi i vitit 2016.
Ky është niveli më i lartë i temperaturës që është regjistruar ndonjëherë që prej 142 vitesh kur këto të dhëna kanë nisur të mbahen.
Rekordi i mëparshëm ishte i korrikut të 2016 dhe u barazua me temperaturën e 2019 dhe 2020.
Ekspertët besojnë se rritja e temperaturave është e lidhur me ndikimin afatgjatë të ndryshimeve klimatike.
Sipas ekspertëve amerikane kjo është një çështje për t’u shqetësuar.