Arsim Ademi i VV-së kandidon për kryetar të Vitisë

Lëvizja Vetëvendosje-Qendra në Viti i dha besimin Arsim Ademit për të kandiduar për kryetar të komunës së Vitisë në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan IndeksOnline
Kështu bëri të ditur Liridona Bislimi.
Njoftimi:
Të nderuar familjar, miq, e qytetarë të Komunës së Vitisë!
Ju njoftoj se sot, Këshilli i qendrës sonë, votoj kandidatin për Kryetar të Vitisë, Dr. Arsim Ademin.
Gjithashtu, edhe unë kam marrë besimin e Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Viti, që të kandidojë sërish edhe për një mandat si këshilltare komunale në Kuvendin e Vitisë, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Gjatë mandatit tim të parë si këshilltare, kam avokuar në shumë çështje lokale dhe kam ngritur zërin për problemet e banorëve duke kërkuar zgjidhje tek institucionet përkatëse.
Synimi im kryesorë është që të vazhdojë të jem zëri juaj në kuvendin komunal, përfaqësues i të gjithë qytetarëve pa dallim e veçmas i nënave, grave dhe vajzave tona të cilat kanë nevojë për mbështetje.
Gara zgjedhore e 17 tetorit duhet të jetë një fillim i ri për të gjithë ne dhe me votën e lirë të të gjithë neve të sjellim ndryshimin që meriton çdo shoqëri demokratike, veçmas Vitia e cila më shumë se kurrë ka nevojë për një qeverisje të re që sjellë zhvillim dhe mirëqenie pa dallim.
Me respekt: Liridona Bislimi