Vetëvendosje nxjerr deputetin si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që për kryetar të Komunës së Lipjanit të kandidojë deputeti Adnan Rrustemi.
Kjo është konfirmuar nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.
“Jemi të nderuar që kandidat për Kryetar të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë deputeti Adnan Rrustemi më të cilin me 17 tetor do t’i japim Lipjanit një kryetar të përgatitur e të përkushtuar”, njoftoi Vetëvendosje.
Vetëvendosje për kryetarë komunash ka zyrtarizuar edhe Agim Bahtirin në Mitrovicë dhe Arben Vitinë në Prishtinë.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
ADNAN RRUSTEMI KANDIDAT PËR KRYRTAR TË KOMUNËS
Të nderuar qytetarë të komunës së Lipjanit, të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ju njoftojmë se sot pas votimit të mbajtur nga strukturat e Qendrës, zgjodhëm kandidatin i cili do të na përfaqësoj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Jemi të nderuar që kandidat për Kryetar të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë deputeti Adnan Rrustemi më të cilin me 17 tetor do t’i japim Lipjanit një kryetar të përgatitur e të përkushtuar.
Na priftë e mbara!