Ministria e Shëndetësisë: Puna e profesionistëve shëndetësor lehtësohet nëse ne e mbrojmë veten duke u vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë me anë të një video mesazhi ka motivuar qytetarët e Kosovës të vaksinohen sa më shpejtë.
Në videon e publikuar, Ministria ka marr profesionistë të ndryshmë shëndetësor për të treguar rëndësin e vaksinimit, transmeton Indeksonline.
“Të dashur qytetarë, Profesionistët shëndetësor ishin dhe janë ende në vijën e parë të frontit duke luftuar pandeminë. Puna e tyre lehtësohet nëse ne e mbrojmë veten duke u vaksinuar. Cakto terminin, vaksinohu!”, thuhet në përshkrimin e videos./Indeksonline/