Barcelona publikon listën e futbollsitëve të ftuar, Rey Manaj merr numrin që e kanë bartur shumë legjenda

Klubi i Barcelonës ka publikuar listën e futbollsitëve të ftuar për ndeshjen kundër Real Sociedadit sonte.
Pjesë e listës është edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, transmeton Indeksonline.
Manaj do të bartë numrin 14 në ekipin e parë. Këtë numër tek Barcelona më parë e kishin bartuar futbollistë si Thierry Henry, Mascherano, Coutinho , Gerard Lopez etj.
14-shi po ashtu është numër që lidhet me legjendarin, Johan Cruyff, i cili nuk ishte lejuar ta bart këtë numër tek Barcelona për shkak të rregullave të atëhershme.
Numri “10” duket se do të mbetet i pashfrytëzuar këtë sezon. /Indeksonline/
