Tre meshkuj me pistoletë iu vërsulen mërgimtarëve me fëmijë, policia arrin t’i arrestojë 2 prej tyre!

Një ngjarje e pazakontë iu ka ndodhur disa mërgimtarëve ditën e 13’të të këtij gushti.
Tre meshkuj i janë vërsulur një çifti dhe fëmijëve të tyre me pistoletë, derisa këta të fundit ishin duke shkuar autostradës për Podujevë.
Makina me targat 01-174-OP e tipit “Mercedes”, ka bërë tejkalim dhe të njëjtën kohë ka ofenduar margimtarët në makinën tjetër.
Por, e gjithë kjo nuk përfundoi me kaq.
Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se nga makina e lartëpërmendur kanë dalë jashtë dy djemë, njëri nga ta i pajisur me pistoletë.
“E kanë ndalë makinen dhe nga makina kanë dalë dy djem, kurse një tjetër ka qëndru në makinë brenda. Kanë desht me na thy xhamat e makinës, pastaj njëri nga ta ia ka drejtur burrit (shoferit) pistoleten dhe vajzës time poashtu”, tregon ajo.
Por të njëjtit nuk janë tërhequr derisa kanë ndjekur nga pas përsëri çiftin i cili në Kosovë erdhi për pushimet e verës.
“Shoferi është kthy mbrapa, por ata na ndoqën përsëri. Por i pamë policinë rrugore dhe shoferi iu tregoi policëve se ata kanë pistoletë dhe poashtu se na kërcënuan”, tregon ajo.
Megjithatë, nga policia ka arritur të ikë personi i tretë i cili me vete kishte pistoleten.
IndeksOnline, ju sjellë videon e rastit në fjalë./IndeksOnline/