PDK prezanton kandidaten për kryetare të Gjakovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se subjekti të cilin ai e drejton e ka nominuar për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqin, transmeton “Indeksonline”.
“Si një profesioniste e vërtetë, e specializuar në menaxhment, Arbënesha Kuqi me ekipin e saj e njohin secilin lokalitet të Gjakovës dhe kanë vizion të qartë për zhvillimin ekonomik të kësaj komune”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në “Facebook”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
PDK në Gjakovë do të garojë me një zonjë, sa të njohur aq edhe të fuqishme në bindjet e saj, përcaktimin e saj, aktivitetin dhe gatishmërinë për të bërë ndryshimin.
Arbënesha Kuqi do ta përcjell mesazhin e ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes, me prioritetet e qytetarëve të komunës së Gjakovës, sepse, ajo e do dhe do të punojë për Gjakovën me më shumë projekte, me më shumë vende pune, me më shumë mirëqenie dhe perspektivë për të rinjtë.
Si një profesioniste e vërtetë, e specializuar në menaxhment, Arbënesha Kuqi me ekipin e saj e njohin secilin lokalitet të Gjakovës dhe kanë vizion të qartë për zhvillimin ekonomik të kësaj komune.