75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 17 Gusht 2021 / OSH

Arrestohet 30 vjeçari në Ferizaj, vodhi mjete pune në vlerë 7 mijë euro

Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve nga Drejtoria rajonale në Ferizaj, pas një pune të suksesshme operative ,kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë njërin nga   personat  e dyshuar për kryerjen e veprës  penale  të vjedhjes së rëndë .

I dyshuar , G.H. (m/shtetas i Republikës së Shqipërisë,  30 vjeç),në bashkëpunim me disa persona të dyshuar , me datën m12.08.2021, rreth orës 04:50 minuta, në  Ferizaj rruga ,,Sali Qeku” kanë hy me forcë në lokalet e një  kompanie ndërtimore   dhe  kanë vjedhur  mjete  pune në vlerë 7.000 euro   dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas intervistimit  ,  prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj  të dyshuarit, kurse lidhur me rastin janë duke vazhduar hetimet për  personat  tjerë.