75 Mall Live Search
13:31 / E Martë, 17 Gusht 2021 / OSH

Dafina publikon kopertinën e ‘Dafinë moj’

Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri ka ndarë me fansat e saj kopertinën e albumit të saj ‘Dafinë Moj’.

Ajo, ka kohë që është duke punuar në albumin e saj, të cilen ia dedikon nënës së saj, Melihate Zeqirit.

Këngët që po publikohen herë pas here janë pjesë e albumit ‘Dafinë moj’

Dafina, aktualisht është nëpër mbrëmjet muzikore që po organizohen këtë verë.

Kujtojmë që pak ditë më parë ajo solli ‘’llafe,llafe’’, në bashkëpunim me reperin Lyrical Son.