75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 17 Gusht 2021 / OSH

Dy kosovarë u evakuuan, edhe dy të tjerë pritet të largohen nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje.

Deri në pasditen e së martës, MPJD-ja njofton se dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani përderisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti i drejtpërdrejt në mënyrë që tu ofrohet ndihmë deri në largimin e tyre.


MPJD-ja vazhdon tu bëj thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316.


Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani./IndeksOnline/