Zjarr i madh mes fshatrave Sopijë dhe Bukosh (Pamje)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në mes të fshatrave Sopijë dhe Bukosh të Suharekës.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje të zjarrit i cili ka përfshirë edhe vreshtat.

Tymi i madh nga ky zjarr ka përfshirë qiellin mbi Suharekë.

Ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë informuar për rastin.

Vatra të shumta zjarri në këtë komunë kishte edhe para pak ditëve./IndeksOnline/
