Zjarri u afrohet shtëpive në Bukosh, zjarrfikësit ende nuk kanë dalë në vendngjarje

Zjarri i madh që ka shpërthyer rreth orës 15:00 mes fshatrave Sopijë dhe Bukosh të Suharekës, ka nisur tu afrohet shtëpive.
Lexues të IndeksOnline tregojnë se zjarri po përhapet më të madhe dhe se në vendin e ngjarjes ende nuk janë shfaqur zjarrfikësit.
Sipas lexuesve, për shkak të kapaciteteve të vogla dhe angazhimeve në vende tjera, zjarrfikësit e Suharekës ende nuk kanë dalë në vendin ku ka shpërthyer zjarri ndërsa kanë marr premtime nga zjarrfikësit e Prizrenit.
Rikujtojmë se vatra të shumta zjarri në këtë lokacion kishte edhe para dy jave./IndeksOnline/

