Tentojnë të vjedhin veturë në një auto sallon në Graçanicë

Disa persona kanë tentuar të vjedhin një veturë në auto sallonin e një personi në Graçanicë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë të dyshuarit nën kërcënimin e armës kanë tentuar të kryejnë këtë vjedhje.
“Lapna Sellë, Graçanicë 17.08.2021-20:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur me një veture WV kanë tentuar te vjedhin një veturë në auto sallonin e tij. Nga automjeti ankuesi është përballur me të dyshuarit të cilët nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të largohet përndryshe do të qëllonin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuari kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.