75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / OSH

Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizaj, dyshohet për ‘keqpërdorimi i pozitës zyrtare’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale  për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin B.Xh., viti i lindjes 1967. 

“I dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, dyshohet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person-qytetar me inicialet pa qen i njëjti i regjistruar në librin amzë. Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile”, thuhet në komunikatë.

 I dyshuari me veprimin e tij, dyshohet se ka konsumuar dy vepra penale: ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar.  

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.