75 Mall Live Search
17:50 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / LB

Tifozat Kuq e Zi: Po përballemi me represion psikilogjik nga Policia shqiptare

Tifozat Kuq e Zi po thonë se po përballën me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative, transmeton “Indeksonline”.

“Nuk zbrapsemi! Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme. Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin! #bojkotoBregovicin”.

Njoftimi i plotë:

Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë. Nuk na frikësoni!

Nuk zbrapsemi! Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme. Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin! #bojkotoBregovicin