75 Mall Live Search
08:31 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / C E

Gati “goditja” dyshe e Milanit

Milani i ka përshpejtuar bisedimet për të përfunduar transferimin e Alessandro Florenzit nga Roma.

Italiani i ka bërë gati valixhet dhe po pret dritën e gjelbër nga skuadra e tij, shkruan Indeksonline.

Pioli kërkon që lojtari të jetë të paktën në stol në ndeshjen e së hënës kundër Sampdorias.

Drejtuesit e Romës kërkojnë 1 milionë për një huazim një vjeçar me të drejtë blerje për 4.5 milionë në fund të sezonit.

Maldini po pret gjithashtu një shenjë të vullnetit të mirë nga Bakayoko.

Ditët e fundit, Chelsea ka hapur dyert për një hua të re, këtë herë me kushte më të favorshme se dy vjet më parë: në atë kohë kishte edhe një të drejtë shpengimi prej njëzet milionë eurosh. Këtë herë numrat janë më të përmbajtur.

Për të testuar disponueshmërinë e Bakayoko sot është caktuar një takim i ri, ai me agjentët e tij. Nëse vërtetohet gatishmëria e tij për të përshtatur tarifat e tij me filozofinë ‘kuqezi’, atëherë marrëveshja mund të mbyllet shpejt. Nëse jo gjatë javës, më së voni në fillim të javës tjetër. /IndeksOnline/