75 Mall Live Search
08:50 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / C E

Largimit të Kane te Manchester City po ia sheh “sherrin” Interi

Harry Kane pritet të bashkohet me Manchester Cityn në orët e ardhshme, me skuadrën e Pep Guardiolës që i ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme.

Spurs në anën tjetër janë vënë në kërkim për të gjetur zëvendësuesin e tij, shkruan Indeksonline.

Sipas ‘Gazeta dello Sport’, Tottenham janë duke përgatitur një ofertë prej 70 milionë funtash në drejtim të sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Argjentinasi për momentin nuk është në shitje nga Interi por që gjatë bisedimeve mund të ketë ndryshime.

Interit gjatë këtij afati kalimtar i janë laruar edhe mbrojtësi Achraf Hakimi dhe sulmuesi Romelu Lukaku. /IndeksOnline/