75 Mall Live Search
13:24 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / C E

Zyrtarizohet “tradhtia” më e madhe në kryeqytetin italian

Pedro Rodriguez zyrtarisht është një lojtar i Lazios.

Pas një viti qëndrim te Roma, spanjolli ka vendosur të ndryshoj ngjyrat duke u transferuar te skuadra rivale.

Pedro te Lazio do të mbaj numrin 9 në fanellë.

Transferimet nga njëra skuadër te tjetra të qytetit të Romës nuk janë të shpeshta dhe ato quhen tradhti për shkak të rivalitetit të madh mes tyre.

Pedro është rritur në akademinë e Barcelonës dhe më pas edhe pjesë e skuadrës së parë deri në vitin 2015. Për pesë vite ai ishte pjesë e Chelseas. /IndeksOnline/