75 Mall Live Search
10:19 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Soni Malaj paralajmëron këngën “Pak si” në duet me Bennito

Artistja e njohur, Soni Malaj, për vite të tëra ka qëndruar aktive me projektet muzikore.

Të tilla prodhimtari përherë janë pritur mirë nga admiruesit e muzikës së saj, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të lansojë këngën e re.

“Pak si” mban titullin prodhimtaria muzikore, që do te jetë në bashkëpunim me artistin Bennito.

Malaj po ashtu pati rastin që të publikojë edhe disa sekuenca nga klipi, ku u shfaq tejet tërheqëse.

Fansat menjëhere filluan me komente në postim, ndërsa mezi presin lansimin e këngës së re.