Ylli i Tottenham kërkon largimin, alarmohen klubet e mëdha

Futbollisti i Tottenham, Tanguy N’dombele raportohet se po dëshiron largimin nga klubi londinez.
Sipas “The Athletic”, N’dombele është në shënjestër të ekipeve të mëdha si Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munchen, transmeton Indeksonline.
Klubi katalunas gjithmonë e ka vëzhguar N’dombelen. Një ofertë për shkëmbim të lojtarëve mund të ndodhë në ditët në vijim.
Ronald Koeman ka ërkuar që në skuadër ta ketë një mesfushor më të fort fizikisht./Indeksonline/