75 Mall Live Search
17:38 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Masat e reja antiCovid19 në Mal të Zi nuk vlejnë për kosovarët!

Sot u mor vendim për masa të reja antiCovid19 në Mal të Zi, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.

Për të hyrë në shtetin fqinj, ju duhet të keni me vete:

Certifikatën e vaksinimit me një ose dy doza.

Test PCR jo më të vjetër se 72 orë.

Vërtetim që e keni kaluar Covid-19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv.

Test antigen negativ jo me shumë se 48 orë.

Por këto masa të reja nuk vlejnë për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Kroacisë, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipërisë, dhe Maqedonisë Veriore, shkruan IndeksOnline.

Këtë e bëri të ditur drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galić në konferencën e sotme për shtyp.

“Nga ana tjetër, në Mali të Zi vazhdojnë të hyjnë pa kushte qytetarët nga Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia Veriore. Kjo i referohet qytetarëve të Malit të Zi dhe qytetarëve të këtyre vendeve,” shpjegoi Galic./IndeksOnline/