Kthimi i mërgimtarëve, Rohde njofton për kufizimet e reja për hyrje në Gjermani

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se duke filluar nga nesër Kosova do të futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19.
Kështu do të futen në fuqi kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në territorin e Gjermanisë.
“+++ ME RËNDËSI: Nga data 22.08.2021, ora 0:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë +++ Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova +++ Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt Gjermanisë +++”, ka shkruar Rohde.
Personat që hyjnë Gjermani e që gjatë 10 ditëve të fundit kanë qëndruar në Kosovë duhet që të regjistrohen në regjistrin digjital të udhëtimit – të njëjtit që nuk janë vaksinuar ose s’kanë test që janë shëruar nga COVID-19 ose kanë rezultat negativë duhet të karantinohen.
Karantinimi mund të përfundojë më herët në rast të një testimi negativ pas pesë ditësh nga hyrja në territorin gjerman.
📣‼️ WICHTIG: Ab dem 22.08.2021, 0:00 Uhr wird 🇽🇰Kosovo als Hochinzidenzgebiet eingestuft +++ Einreisebeschränkungen für Reisende aus Kosovo wieder in Kraft +++ Einreiseanmeldung und Quarantänepflicht bei erlaubten Reisen aus Kosovo nach 🇩🇪 Deutschland https://t.co/z9iSXULetS
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 21, 2021