75 Mall Live Search
13:34 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

757 pacientë trajtohen për COVID-19, 26 në gjendje të rëndë shëndetësore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se 757 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar për COVID-19.

Në një njoftim thuhet se 653 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 610 me oksigjeno-terapi dhe 26 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 278 pacientë të shtrirë, 249 prej tyre COVID-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi:
– Klinika Infektive, 118 pacientë;
– Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë;
– Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë;
– Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë;
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë;
-Klinika Infektive 3 (Interno), 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi:
– Spitali i Prizrenit, 79 pacientë;
– Spitali i Gjakovës, 108 pacientë;
– Spitali i Pejës, 114 pacientë;
– Spitali i Gjilanit, 92 pacientë;
– Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë;
– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë;
– Spitali i Ferizajt, 59 pacientë.