75 Mall Live Search
13:43 / E Shtunë, 21 Gusht 2021 / OSH

Skandaloze/ Ja si bllokohen rrugët e Prishtinës në mes të ditës, pa paralajmërim!

Punimet në rrugët e kryeqytetit të Kosovës po vazhdojnë thuajse çdo ditë.

Mirëpo, qytetarët po ankohen për mos paralajmërim të bllokimit të rrugëve.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga disa punime në rrugë në lagjen “Arbëria” ku shihet se është bllokuar rruga.

Si pasojë e mos informimit qytetarët s’po mundin të kalojnë me vetura andej.

Qytetarët thanë se punimet kishin të bëjnë me KEDS-in ku prishtinasit nuk u paralajmëruan për ndonjë punim në rrugë./IndeksOnline/