Policia aksion në Podujevë për masat anti-COVID

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në qytete të ndryshme të Kosovës pas masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Policia sonte është parë edhe në Podujevë, ku po bëhen kontrolle dhe po shqiptohen gjoba për mos mbajtje të maskës.
Përndryshe, edhe në raportet e policisë, shihet se gjobat për mosrespektim të masave për çdo ditë arrin afër 1000.