Enca u tregon fansave arsyen e anulimit të mbrëmjeve muzikore

Artistja shqiptare, Enca Haxhia, këtë verë nuk ka qenë e pranishme në thuajse asnjë koncert muzikor.
Kjo pasi 25 vjeçarja vendosi që t’i anulojë të gjitha mbrëmjet e po ashtu të bëjë një tërheqje për t’i kushtuar më shumë vëmendje vetes.
Kështu bëri të ditur në një nga postimet e fundit, gjersa u pyet nga një fanse për arsyen e anulimit të këtyre koncerteve.

Enca pritet të rikthehet së shpejti me disa projekte dhe u ka premtuar fansave se do të takohen në verën e vitit të ardhshëm.