75 Mall Live Search
12:50 / E Diele, 22 Gusht 2021 / A. A

Romano thotë se prioritet i Liverpoolit është shitja e Shaqirit

Gazetari italian Fabrizio Romano ka njoftuar për të rejat e fundit rreth largimit të Xherdan Shaqirit nga Liverpooli.

Mesfushori shqiptar është i lidhur me një kalim të mundshëm te Lyoni në Francë.

“Prioriteti për Liverpoolin është zgjidhja e situatës [Xherdan] Shaqiri. Nëse Shaqiri largohet, nuk jam i sigurt nëse Origi gjithashtu do të largohet. Për momentin, nuk ka asgjë të afërt apo të avancuar” deklaroi Romano.

Liverpooli po kërkon 14 milionë euro për shërbimet e Shaqirit ndërsa Lyoni ofron 6.5 milionë.

/Indeksonline/