75 Mall Live Search
18:04 / E Diele, 22 Gusht 2021 / C E

Me dy supergola në fund, përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Dukagjini

Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen në mes të Ballkanit dhe Dukagjinit.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 45-të të ndeshjes me golin e Ermal Krasniqit.

Rezultatin e barazoi Arbër Shala në minutat shtesë të pjesës së parë.

Me rezultat të barabartë ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin e qytetit në Suharekë. /IndeksOnline/