Kampionët e Kosovës ndalen në Malishevë

Malisheva ka marrë një pikë të madhe ndaj kampionëve në fuqi të Superligës.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi ka barazuar me Prishtinën me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.
Golin për Malishevën e shënoi Hasan Hyseni në minutën e 13-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Leotrim Bekteshi në minutat shtesë të ndeshjes.
Të dy skuadrat grumbullojnë nga një pikë në ndeshjen e parë të sezonit të ri. /IndeksOnline/