Pozhari reagon ndaj”Qikave” që nuk dinë të lexojnë: Në mungesë të argumenteve po përpiqen të më bëjnë shënjestër

Organizata QIKA ka bërë thirrje mediave që të mos e ftojnë më në debate televizive, në rolin e analistit, Xhevdet Pozharin, për shkak të gjuhës së përdorur pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. Sipas kësaj organizate, gjuha e Pozharit normalizon dhunën dhe arsyeton vrasjen e grave.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Pozharit përmes një postimi në “Facebook”.
Postimi i analistit Pozhari:
“Qikave” që nuk dinë të lexojnë!
Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t’i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër. Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju”, ka shkruar Pozhari.