75 Mall Live Search
20:58 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Mbi 10 mijë afganë evakuohen nga Kabuli

Mbi 130 afganë u transportuan për në Mbretërinë e Bashkuar të hënën nga Afganistani.

Sipas Shtëpisë së Bardhë numri total i këtyre refugjatëve që po transportohen tani ka arritur mbi 10 mijë.

Ndërsa këto veprime të shteteve perëndimore nga talibanët po cilësohen si përpjekje për të dëmtuar popullin afgan, njofton Klan Kosova.

Tutje sipas një oficereje britanike, Di Bird, kjo nuk ka të bëjë me largimin e njerëzve po vetëm me sigurimin e tyre.

Edhe pse çdo ditë raportohet për të vrarë nga talibanët, këta thonë se afganët janë të sigurt dhe nuk duhet të lënë vendin e tyre.

Mirëpo këtë siguri nuk po e ndjejnë afganët që punuan për perëndimorët apo qeverinë e kaluar, pasi me mijëra prej tyre po përpiqen të largohen nga Afganistani.