75 Mall Live Search
18:37 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / LB

Sejdiu i reagon Qeverisë për shtesat prej 60 eurove: Mjeku që shpëton jetë paguhet 659 euro, pushtetarët 1,400

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila sot vendosi që të ndajë rreth 60 euro shtesa për punëtorët shëndetësorë.

Ai ka shkruar në “Facebook”, se tash e 16 muaj mantelbardhët janë në vijën e parë të frontit në betejën kundër COVID19, transmeton “Indeksonline”.

Postimi i plotë i ish deputetit Dardan Sejdiu:

60 euro shtesa për shendëtësi

Tash e 16 muaj mantelbardhët janë në vijën e parë të frontit në betejën kundër COVID19.

Sa për informacion një mjek specialist anesteziolog / infektolog / pulmolog, dhe gjithë mjekët specialist tjerë, që përballen me punën më të vështirë në këtë betejë paguhen € 659! Mbi €1400, në mesatare, është paga e Kryeministrit, ministrave dhe deputeteve dhe këta kanë lukse shtesë e orare me qejfe!

Paramendojeni, €659 mjeku i cili shpeton jetë dhe nuk ka asnjë luks por vetëm kritikë e ofendime tash e 20 vjet përballë pushtetarëve me €1400 që shesin mend!60 euro shtesa