75 Mall Live Search
08:30 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / OSH

23 mijë e 854 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në total numri i rasteve aktive është 23,845.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,370 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 18 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot mbi 250 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.