75 Mall Live Search
08:50 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / OSH

Arrestohen tre persona në Vushtrri, dyshohen për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Vushtrri.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:00, të datës 25 gusht 2021, në parkingun e një marketi në Vushtrri,   ku viktima është sulmuar nga tre persona me një mjet të fortë( shufër metalike). Viktimës ju është ofruar tretmani mjekësor në  Emergjencën në Vushtrri, e mandej per tretman te mëtutjeshëm është dërguar në SHSKUK Prishtinë.

Në  cilësi të provave  materiale është konfiskuar një  mjeti i fortë i përdorur në rast   ( shufër metalike).

 Nga policia janë identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar: F.M., 46 vjeçar, L.M., 22 vjeçar dhe B.M., 20 vjeçar, të cilët janë intervistuar nga sektori rajonal i hetimeve, dhe  me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar dhe është duke u hetuar si “Vrasje në tentativë”.