Një ditë pas bojkotit, serbët vazhdojnë punën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), njofton se një ditë pas bojkotit, gjyqtarët dhe punonjësit mbështetës nga komuniteti serb janë duke vazhduar punën normalisht në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Këshilli u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve dhe punonjësve mbështetës të sistemit gjyqësor që të angazhohen për kryerjen e detyrave të punës, të përcaktuara me Kushtetutë, Ligj dhe akte përkatëse nënligjore.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar dje rreth bojkotit të punës që u bë nga gjyqtarët e komunitetit serb të Gjkatës Themelore të Mitrovicës. Nga ky institucion thanë se po e përcjellin me vëmendje situatën.
Ndërsa, një ditë pas bojktotit serbët u kthyen në vendet e tyre të punës.
Ndryshe, “Indeksonline”, dje ka raportuar se Gjyqtarët serbë që punojnë në Gjykatat e Kosovës në Veri kanë bojkotuar punën.
Arsyeja që gjyqtarët serbë kanë bojkotuar punën është konfirmimi i dënimit me 2 vite burg për deputetin, Ivan Todosijeviq.