75 Mall Live Search
11:07 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / LB

AAK-ja e Haradinajt: Kurti e Vitia të reagojnë, mos të bëjnë sehir

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që të vizitojnë spitalet e të gjejnë zgjidhje.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të AAK-së, kanë kërkuar që të bëhen serioz dhe të mos e nënçmojnë popullin.

“Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AAK-së, transmeton “Indeksonline”.

Postimi i plotë:

Kryeministër Kurti

Ministër Vitia

Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike!

Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin.

Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje!

Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë.

Veproni e mos bëni sehir!