75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / LB

Përfundon marshi protestues, gjuhet me ngjyrë ndërtesa e Qeverisë

Rrjeti i një sërë organizatash për të drejtat e grave kanë organizuar marsh protestues “Vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare”, transmeton “Indeksonline”.

Ata kanë marshuar nga ministria e Drejtësisë, për të vazhduar te Ministria e Punëve të Brendshme e krejt në fund para qeverisë.

Kur kanë arritur tek ndërtesa e Qeverisë, protestueset e kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe ndërtesën e qeverisë, me thirrjet “kryeministër i ke duart me gjak”.