Aksident në Sarandë, furgoni bie në kanal, të plagosurit mbeten të bllokuar në mjet

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Dropull, në aksin Sarandë- Gjirokastër.
Mësohet se një furgon që po udhëtonte në këtë aks rrugor, ka përfunduar në kanal.
Për pasojë, raportohet që të ketë persona të plagosur, por ende nuk dihet numri i tyre. Për momentin, të plagosurit janë bllokuar në mjet dhe po pritet ardhja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e tyre.
Kjo pasi furgoni ka oësuar dëme dhe dyert nuk hapen. Në vendin e ngjarjes ndodhet auto-ambulanca. dosja.al