Shkon numri në pesë të vdekur nga aksidenti në Qafë-Muzinë në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur në një aksident të rëndë në Qafë Muzinë, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, raporton Abcnews.al.
Kjo u konfirmua nga shefi i Zjarrfikësve Alqi Kosta.
Një furgon ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë poshtë një ure.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa ambukanca dhe shërbimet zjarrfikëse, për të nxjerrë trupat nga automjeti.