75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

I mituri e vjedh biçikletën në Prishtinë, ia shet një personi për 20 euro

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje të biçikletës në Prishtinë.

Një i mitur raportohet të ketë vjedhur atë për t’ia shitur një personi në vlerë prej 20 euro, transmeton IndeksOnline.

“VJEDHJE- Prishtinë 26.08.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur një biçikletë i kishte shitur personit tjetër në vlerën prej 20€. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/

/Foto ilustrim/