Kapet mbi një tonelatë kokainë në Malin e Zi

Policia e Malit të Zi tha të premten se ka konfiskuar mbi një tonelatë kokainë – sasinë më të madhe të drogës të zënë ndonjëherë në këtë shtet.
Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane.
Policia po ashtu tha se ka arrestuar dy persona.
Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica.
“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Tëitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq.
Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe ka hapur po ashtu negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Por, përpara se t’i bashkohet BE-së, ai e ka për detyrë të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Kakav podvig @PolicijaCG
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) August 27, 2021
Čestitam @MupCg, direktoru, menadžmentu i službenicima UP, kao i @Customs_MNE na istorijskoj zapljeni kokaina.
Radimo što smo obećali. #CrnaGora🇲🇪 neće biti zemlja kriminala. pic.twitter.com/BKWoqbzZzH