Nis takim në mes të kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitija, priten masat e reja

Ka nisur një takim në mes të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave të Kosovës në lidhje me masat e reja në luftë kundër Covid-19.
IndeksOnline mëson nga burime brenda takimit se po shqyrtohen masat e publikuara e në të cilat parashihet një mbyllje totale nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Po ashtu edhe gastronomia sipas po këtyre masave e të cilat pritet të aprovohen nga qeveria e Kosovës, do të punoj me orarë të kufizuar e qendrat tregtare nuk do të shërbejnë fare ushqim.
Më poshtë janë masat të cilat janë paralajmëruar për të hyrë në fuqi nga 1 shtatori:
• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.
“Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftimin e OHT-së.