75 Mall Live Search
14:23 / E Premte, 27 Gusht 2021 / kutia

“Mori kërcënime, ofendime, shantazh…”, vjen reagimi i deputetit të “GUXO”-s, Burim Karameta

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, apo i Listës “Guxo”, dr. Burim Karameta i është kundërpërgjigjur kritikave që mori dje në profilin e tij në Facebook.

Karameta kritikoi punën e ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në shëndetësinë kosovare u krijua indinjatë dhe pasiguri, për të cilën kauza jonë nuk e përballon dhe nuk duhet t’a lejon. Kauza jonë politike, standardi i ri politik që krijuam, strategjia jonë e përbashkët kërkon punë dhe çasje tjetër ndaj shëndetësisë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Sqarim

Pas shumë komenteve fyese, linçuese, ofenduese, shantazhuese e kërcënuese, më duhet të sqaroj dy çështje:

1. Nuk ndihem i ofenduar, kërcënuar e as i frikësuar, pra ndihem mirë dhe sigurt.

2. Unë shkrova dhe kritikova veç 1/15 pjesë të Qeverise Kurti, dhe ate vetëm disa komponente të kësaj pjese. Jo më tepër. Dhe, këte e bëra me qëllim të përmirësimit, asnjë tendencë tjetër. Në shëndetësinë kosovare u krijua indinjatë dhe pasiguri, për të cilën kauza jonë nuk e përballon dhe nuk duhet t’a lejon. Kauza jonë politike, standardi i ri politik që krijuam, strategjia jonë e përbashkët kërkon punë dhe çasje tjetër ndaj shëndetësisë.

Kryministrin Kurti e vlerësoj si kryeministrin më të mirë që ka pas Kosova. Këtë e thanë edhe 51% qytetarëve, në mesin e të cilëve edhe unë me angazhimin tim maksimal, dhe gjithashtu do të angazhohem dhe do të jem pjesë e kësaj qeverie, do të jap kontributin tim për punë të mira. LVV – GUXO do të marr edhe shumicën e Komunave në qeverisje në këto zgjedhje lokale, ku kontributi im do të jetë i pakompromis, e sidomos në regjionin prej nga unë vi.