75 Mall Live Search
17:39 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

Sami Lushtaku s’mund të kandidoj për kryetar të Skenderajt, PZAP ia hedh poshtë aneksën

Siç kishte raportuar Indeksonline, Sami Lushtaku nuk do të mund të kandidoj për kryetar të Skenderajt.

Lushtaku me anë të një ankese i ishte drejtuar Panelti Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa për të apeluar që t’i lejohet të kandidoj në zgjedhjet e 17 tetorit.

Indeksonline mëson tutje se PZAP e ka hedhur poshtë këtë ankesë të Lushtakut. PDK tash do ta kandidoj Fadil Nurën në Skenderaj në garën e 17 tetorit.

Nura për kundërkandidat do ta ketë kryetarin aktual, Bekim Jashari./Indeksonline/