75 Mall Live Search
17:51 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

5 emigrantë nga Siria tentohen të kontrabandohen ilegalisht në Kosovë, ndalohen në Han të Elezit

Policia e Kufitare e Hanit të Elezit ka ndaluar një rast kontrabandimi.

Sot në këtë pikë kufitare, Policia ka arritur të ndaloj një kamion, ku po tentoheshin të kontrabandoheshin 5 sirian, të cilët s’kishin dokumenta të udhëtimit, transmeton Indeksonline.

Komunikata e Policisë për këtë rast:

Zyrtarët policor të Stacionit  të Policisë Kufitare – Hani Elezit, më 27 gusht 2021, rreth orës 10:00, në realizim të Planit Operativ “Ngritja e vigjilencës dhe masave të sigurisë”, në hyrje për në Republikën e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë ndaluar për kontrollim një kamion mallrash.

Zyrtarët policorë, pas krijimit të dyshimit, gjatë kontrollit më të detajuar në ‘vijë të dytë’, të kamionit i cili vinte nga Turqia, përmes Greqisë dhe së fundit Maqedonisë së Veriut, në kamionin e mbyllur kanë hasur pesë shtetas (emigrantë) nga Siria.

Shtetasit sirian nuk kishin dokumente të udhëtimit. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është trajtuar rasti si ‘kontrabanda me emigrant’.

/Indeksonline/