75 Mall Live Search
15:52 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Afro 16 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 794,812 persona, transmeton Indeksonline.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 18 persona si pasojë e Covid 19. Ndërsa janë shënuar 1891 raste të reja pozitive me Covid 19.

Numri i rasteve aktive është 25 mijë e 797./Indeksonline/