75 Mall Live Search
15:35 / E Diele, 29 Gusht 2021 / OSH

Tri oferta në drejtim të Rey Manajt/ Koeman ende nuk ka vendosur për të ardhmen e shqiptarit

Futbollisti shqiptar, Rey Manaj ende nuk e ka të sigurt qëndrimin tek ekipi i parë i Barcelonës.

Gazetari, Ferran Martinez raporton që Manaj ka tri oferta në tavolinë nga Mallroca, Vallecano dhe Freiburg, transmeton Indeksonline.

Por, Manaj ende ka mundësi të qëndroj. Kjo pasi trjaneri i Barcelonës, Ronald Koeman ende nuk ka dhënë verdiktin përfundimtar në lidhje me të ardhmen e shqiptarit.

Të gjithë skenarët ende janë të mundshëm. Ditët e fundit për Manajn do të jenë tejet intensive./Indeksonline/