Hezituan për t’u vaksinuar, Klinika Infektive mbushet me pacientë

Në Klinikën Infektive, në Prishtinë është rritur numri i të spitalizuarve.
Indeksonline mëson se vetëm sot janë spitalizuar 120 pacientë të infektuar me Covid-19.
Vetëm 18 prej tyre janë të vaksinuar kundër koronavirusit. 8 me nga dy doza ndërsa 10 vetëm me një dozë.
113 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 5 me CPAP.
Kujtojmë që vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1630 me Covid-19 ndërsa 36 persona kanë vdekur./Indeksonline/