75 Mall Live Search
16:59 / E Diele, 29 Gusht 2021 / AR

Gjendet i vdekur aktori amerikan, trupi i 19 vjeçarit ndodhej në kampusin e Universitetit

Aktori i famshëm Matthew Mindler, i njohur në filmin ‘Our idiot Brother’, ka vdekur në moshën 19 vjeçare.

Trupi i tij ishte zhdukur për disa ditë, ku shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur akoma, transmeton Indeksonline.

Trupi i aktorit u gjet pranë kampusit të Universitetit, njoftojnë mediat amerikane.

Roli më i madh i Mindler ishte në ‘Our brother idiot’, me protagonistë Paul Rudd.

Roli i tij i fundit ishte në filmin televiziv në vitin 2016, ‘An American Boy’./Indeksonline/